Flash

"Europa duhet t’ju dëgjojë”/ Eurodeputetja Cristina Guarda vjen në Tiranë për t’iu bashkuar protestuesve

Lapsi.al 26 June 2026

Eurodeputetja Cristina Guarda do të udhëtojë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestave qytetare, të cilat prej 26 ditësh zhvillohen në mënyrë paqësore me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Guarda vlerëson mobilizimin e protestuesve. Ajo thotë se mënyra paqësore e reagimit të qytetarëve shqiptarë përbën një shembull edhe për Europën. Sipas saj, institucionet europiane duhet të dëgjojnë zërin e protestuesve.

“Pas pak ditësh do të jem në Shqipëri, në shesh me ju. Falë edhe amendamentit të propozuar nga ne, ‘Të Gjelbrit’, Europa i ka bërë të qartë Edi Ramës se nuk mund të autorizohen resorte ekstra luksoze pa vlerësime mjedisore dhe pa respektuar standardet europiane. Së bashku me delegacionin e ‘Të Gjelbërve’ në PE do të takohemi me përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve, të cilët prej javësh po zhvillojnë protesta paqësore. Ky është një mobilizim i paprecedentë që kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Dua të jem aty me ju. EUropa duhet t’ju dëgjojë. Shihemi në shesh”, deklaroi Guarda.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI