Flash

Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare

Lapsi.al 26 June 2026

Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj shtetit shqiptar arritën në rreth 179.6 milionë euro në fund të vitit 2025.

Të paktën kështu konfirmon Ministria e Financave në buxhetin faktik. Thuajse i njëjti nivel detyrimesh raportohej edhe në buxhetin faktik të 2024 duke mos treguar ndonjë avancim në proceset në të cilat shteti është i përfshirë.  Nga totali prej 179.6 milionë eurosh, 69.8 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura nga vendime arbitrazhi dhe kosto ligjore, ndërsa 109.8 milionë euro janë detyrime kontingjente.

Pesha më e madhe e ekspozimit lidhet me çështjen Arbitrazhi ICSID ARB/5/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë” ku shteti është përballë sipërmarrësit Italian Francesco Becchetti.  Raporti i Financave tregon një detyrim kontingjent prej 108.3 milionë euro, pa pagesa të kryera gjatë vitit. Ky është zëri më i madh në tabelën e publikuar nga Ministria e Financave me afërsisht 60 për qind të totalit.

Një tjetër çështje me ekspozim të konsiderueshëm është arbitrazhi ICC Case No. 23998/MHM (Copri-Aktor kundër ARRSH), për të cilin detyrimi i mbetur rezulton 41.1 milionë euro. Konflikti  me shtetin shqiptar lidhet me rrugën Tiranë-Elbasan.

Raporti përfshin gjithashtu arbitrazhin ICC Case No. 25414/HHM Constructioni Dondi S.P.A, ku detyrimi i mbetur llogaritet në 13.3 milionë euro. Kompania së bashku  me atë japoneze Kubota realizuan përmirësimin e sistemit të kanalizimeve të Tiranës (zona e Kasharit) në vitin 2014 por ndërprerja e kontratës përfundoi në përplasje gjyqsore.

Një tjetër çështje është edhe ICC Case No. 22676/GR GBC Oil Company LTD kundër MIE, AKBN dhe Albpetrol, me një detyrim të mbetur prej 11.9 milionë euro.

Pagesat e kryera:

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025 janë kryer pagesa për një pjesë të proceseve gjyqësore dhe kostove ligjore. Gjatë vitit 2025 shteti shqiptar pagoi rreth 1.47 milionë euro për detyrime që lidhen me arbitrazhet ndërkombëtare dhe kostot e tyre. Në total, pagesat e kryera ndër vite për këto çështje arrijnë në 11.43 milionë euro, ndërsa detyrimet e mbetura dhe kontingjente vijojnë të llogariten në rreth 179.6 milionë euro.

Në disa procese janë shlyer plotësisht kostot administrative ose tarifat ligjore, ndërsa në të tjera mbeten ende detyrime që do të varen nga ecuria e procedurave gjyqësore ose nga ekzekutimi i vendimeve përfundimtare.

Raporti sqaron se detyrimet e paraqitura nuk kanë të njëjtën natyrë juridike. Sipas shënimeve shoqëruese, një pjesë përfaqëson vendime arbitrazhi të formës së prerë, një pjesë lidhet me kontrata për shërbime ligjore dhe ekspertizë, ndërsa detyrimet kontingjente përfaqësojnë çështje që janë ende në shqyrtim dhe mund të materializohen vetëm pas vendimeve përfundimtare të gjykatave ose tribunaleve ndërkombëtare. Detyrimet kontingjente nuk përbëjnë detyrime të pagueshme në momentin e raportimit, por pasqyrojnë ekspozimin potencial të financave publike ndaj proceseve ndërkombëtare në vazhdim./Monitor.al

Të këshilluara

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI