Flash

Pochettino tërbohet nga pyetjet dhe largohet nga konferenca pas SHBA-Turqi: “Ma shpjegoni”

Pchettino nuk e priste që të duhej të justifikohej për një humbje pa pasoja apo të vihej në qendër të kritikave për zgjedhjet në formacion.

Lapsi.al 26 June 2026

Mauricio Pochettino i ka çuar Shtetet e Bashkuara në fazën e 1/16-ve si fituese të Grupit D, falë dy fitoreve bindëse (4-1 dhe 2-0), ndërsa në ndeshjen e tretë, tashmë pa vlerë për renditjen, u mposht 3-2 nga Turqia me një gol të pësuar në minutat shtesë. Në konferencën për shtyp, trajneri argjentinas nuk e priste që të duhej të justifikohej për një humbje pa pasoja apo të vihej në qendër të kritikave për zgjedhjet në formacion. Ai mendonte se pyetjet do të përqendroheshin te Bosnja, kundërshtari i ardhshëm, ose te rrugëtimi i mundshëm i SHBA-ve në fazën me eliminim direkt. Në vend të kësaj, ndjeu një klimë armiqësore.

“Nuk është e mundur që Turqia të festojë tre pikët, Australia të festojë kualifikimin, Paraguai të festojë… ndërsa ju nuk na përgëzoni që fituam grupin. Është disi e trishtueshme”, deklaroi ai.

Përplasja në sallën e konferencave

Konferenca ndryshoi shpejt ton kur pyetjet u fokusuan te humbja dhe te pretendimi se skuadra kishte humbur ritmin. “Jam i lumtur, por edhe pak i hutuar. Ndoshta nuk po e tregoj, sepse pyetjet tuaja janë disi të çuditshme… atmosfera është sikur ne po kthehemi në shtëpi dhe Turqia vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës.”

Më pas ai reagoi edhe më fort: “Ma shpjegoni çfarë doni të thoni me humbje të ritmit… nuk e kuptoj. Duhej të luaja me të njëjtin formacion që zbriti kundër Australisë dhe të rrezikoja kartonë të verdhë apo pezullime? Duhej të rrezikoja lojtarë që kishin probleme fizike? Nuk e kuptoj… Edhe Gjermania, sipas jush, e humbi ritmin kur u mund nga Ekuadori.”

Fjalët e fundit para largimit

Kur u pyet se çfarë kishte mësuar skuadra nga kjo ndeshje, Pochettino shfrytëzoi rastin për të dhënë edhe një përgjigje të prerë. “Askush nuk na përgëzoi që e mbyllëm në vendin e parë një grup shumë të vështirë. Po e bëj unë: përgëzoj lojtarët, stafin dhe tifozët. Tani do t’i përgjigjem pyetjes suaj. Gjithmonë mëson diçka kur merr pjesë në një Botëror. Por duhet t’ju kujtoj të gjithëve se ne fituam grupin. Dhe na falni që fituam.”

Menjëherë pas këtyre fjalëve, Pochettino u ngrit dhe u largua nga salla e konferencave, duke i dhënë fund takimit me gazetarët.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI