Flash

Davide Ancelotti u akuzua se nuk donte Neymar në fushë, reagon gruaja e tij: “Po marr mijëra fyerje”

Ana Galocha ka vendosur të reagojë publikisht pas kritikave që kanë përfshirë bashkëshortin e saj, Davide Ancelotti, pas një episodi që u bë viral gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Skocisë në Botërorin 2026.

Lapsi.al 26 June 2026

Ana Galocha ka vendosur të reagojë publikisht pas kritikave që kanë përfshirë bashkëshortin e saj, Davide Ancelotti, pas një episodi që u bë viral gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Skocisë në Botërorin 2026. Gjithçka nisi nga një video e shkurtër e transmetuar gjatë takimit, ku ndihmëstrajneri i kombëtares braziliane shihej duke tundur kokën pikërisht në momentin kur Neymar po merrte udhëzimet e fundit përpara se të hynte në fushë. Në rrjetet sociale, gjesti u interpretua nga shumë persona si një shenjë kundërshtimi ndaj vendimit teknik, edhe pse nuk kishte asnjë provë që ta mbështeste këtë version.

Çështja ndezi shumë shpejt debatin në Brazil, me shumë përdorues të rrjeteve sociale që sulmuan djalin e teknikut Ancelotti. Për këtë arsye reagoi bashkëshortja e tij, Ana Galocha, e cila përmes profilit të saj në Instagram denoncoi valën e mesazheve fyese që ka marrë.

Brazil, stuhi kritikash ndaj Davide Ancelotti për rastin Neymar

“Po i jepni asaj pamjeje një kuptim që nuk ka aspak lidhje me realitetin. Që prej kësaj mëngjesi po marr një numër të jashtëzakonshëm fyerjesh. Ne jemi të parët që duam ta shohim Brazilin fitues”, shkroi bashkëshortja e Ancelottit të ri.

Polemikat u përforcuan nga disa profile shumë të ndjekura në rrjetet sociale, të cilat shpërndanë videon duke e shoqëruar me interpretime që nuk janë konfirmuar kurrë. Brenda pak orësh, ky version u përhap me shpejtësi në internet, duke nxitur mijëra komente negative ndaj ndihmëstrajnerit të Brazilit.

 

Ky episod është një tjetër shembull se si, gjatë këtij Botërori, përmbajtje të nxjerra jashtë kontekstit ose të interpretuara në mënyrë arbitrare mund të bëhen virale. Në këtë rast, videoja ishte autentike, ashtu si edhe gjesti i Davide Ancelottit, por ishte narrativa e ndërtuar rreth pamjeve ajo që krijoi polemikën.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI