
Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, po jetojnë një marrëdhënie të qëndrueshme, por martesa nuk është pjesë e planeve të tyre, sipas burimeve pranë çiftit.
Një burim ka bërë të ditur se Ines është bërë tashmë pjesë e pandashme e familjes së aktorit dhe gëzon një marrëdhënie shumë të afërt me të afërmit e tij.
“Familja e Brad e adhuron Ines. Ajo është pritur me krahë hapur që në fillim dhe tashmë e konsiderojnë si pjesë të familjes,” tha burimi.
Megjithatë, pavarësisht lidhjes së tyre të fortë, Pitt nuk ka ndërmend të martohet sërish.
Ines de Ramon, 33 vjeçe, dhe aktori 62-vjeçar janë në një lidhje që prej vitit 2022. Sipas burimeve, ajo ka krijuar marrëdhënie të sinqerta me vëllain, motrën, mbesat dhe nipërit e Pitt, merr pjesë rregullisht në takimet familjare dhe mban kontakte me ta edhe kur aktori nuk është i pranishëm.
“Ajo nuk shihet më thjesht si e dashura e Brad. Është bërë pjesë e familjes. Ata komunikojnë edhe pa Brad-in, gjë që tregon sa të afërt janë bërë,” shtoi burimi.
Sipas të njëjtit burim, Ines është një person i thjeshtë dhe i afërt me të gjithë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në çdo takim familjar.
Brad Pitt finalizoi divorcin me Angelina Jolie në dhjetor 2024. Ish-çifti kanë gjashtë fëmijë së bashku.
Ndërkohë, Ines de Ramon ka qenë më parë e martuar me aktorin Paul Wesley. Martesa e tyre përfundoi në vitin 2022, po atë vit kur ajo nisi lidhjen me Pitt.
Në një intervistë të dhënë për GQ në vitin 2025, Pitt minimizoi rëndësinë e finalizimit të divorcit me Jolie, duke thënë se ishte thjesht një procedurë ligjore. Ai foli gjithashtu për jetën e tij private, duke theksuar se nuk planifikon çdo paraqitje publike.
“Nuk është diçka e kalkuluar. Jeta vazhdon dhe marrëdhëniet evoluojnë,” u shpreh aktori.