Flash

Milan, mbyll marrëveshjen me PSG për Gonçalo Ramos: do të jetë blerja më e shtrenjtë e klubit 

Milan është në fazën e përshpejtimit të plotë dhe goditja e parë e epokës së re mban emrin e Gonçalo Ramos, sulmuesi i përzgjedhur nga Ruben Amorim për repartin ofensiv.

Lapsi.al 26 June 2026

Milan është në fazën e përshpejtimit të plotë dhe goditja e parë e epokës së re mban emrin e Gonçalo Ramos, sulmuesi i përzgjedhur nga Ruben Amorim për repartin ofensiv. Trajneri portugez vendosi të mbështetej te bashkëkombësi i tij nga PSG dhe u plotësua menjëherë falë ndërmjetësimit të Jorge Mendes. Në tavolinë, Cardinale vendosi plot 60 milionë euro, mes 50 milionë eurove fikse dhe një pjese variabël shumë të lartë, që mund ta çojë shifrën totale edhe me 10 milionë euro të tjera.

Bëhet fjalë për një shumë rekord për Milan, që kalon atë të paguar dikur për të siguruar Rafa Leaon (pak më pak se 50 milionë euro). Ardhja e Gonçalo Ramos hap njëkohësisht derën për largimin e Gimenez, i cili ka zhgënjyer në Botëror dhe vazhdon të jetë në merkato.

Ramos, i kërkuar edhe nga Atletico Madrid i Simeones, i ka kryer tashmë vizitat mjekësore në Florida, ku ndodhet me Portugalinë për Botërorin, dhe pritet të jetë në qendër të projektit të ri të Milan. Për këtë arsye, klubi ka vendosur t’i ofrojë 25-vjeçarit një kontratë afatgjatë, të paktën katërsezonëshe. Paga e tij pritet të jetë rreth 4 milionë euro neto në sezon, e njëjta shumë që përfiton aktualisht te PSG-ja (me klubin francez ka kontratë deri në vitin 2028).

Në praktikë, mungesa e Milan në edicionin e ardhshëm të Champions League nuk ka ndikuar në zgjedhjen e ish-sulmuesit të Benficës, i cili në Milano do ta ketë të garantuar vendin e titullarit, ndryshe nga sa ndodhte në Paris.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI