Flash

Vala e të nxehtit në Francë, 74 të vdekur që nga 18 qershori

Lapsi.al 28 June 2026

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po sjell pasoja tragjike. Në Francë, autoritetet kanë regjistruar 74 viktima nga mbytja që prej 18 qershorit, ndërsa Zvicra ka shënuar për të tretën ditë radhazi një rekord të ri të temperaturave për muajin qershor.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi se shumica e viktimave janë mbytur në vende të paautorizuara dhe të pambikëqyrura për not. 

“Këto vdekje kanë ndodhur kryesisht në lumenj, liqene të vegjël dhe trupa të tjerë ujorë pa mbikëqyrje. Ka pasur gjithashtu raste mbytjeje edhe në pishina private”, tha ai në një intervistë për gazetën Le Parisien.  

Sipas ministrit, temperaturat e larta kanë nxitur shumë njerëz të kërkojnë freski në ujëra të rrezikshëm, ndërsa janë regjistruar edhe raste të shumta të problemeve shëndetësore.

 “Po shohim shumë vdekje nga ataket në zemër”, theksoi Nunez, duke paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes gjatë ditëve me temperatura ekstreme.

Ndërkohë, në Zvicër, vala e të nxehtit ka thyer sërish rekordet historike.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik MétéoSuisse bëri të ditur se në stacionin meteorologjik Basel/Binningen u regjistruan 39 gradë Celsius në orën 13:30 sipas kohës lokale, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në muajin qershor në vend. 

Rekordi i ri tejkalon atë të vendosur vetëm një ditë më parë, kur termometri shënoi 38.8 gradë Celsius në të njëjtin stacion meteorologjik.

Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat e larta pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa autoritetet në disa vende evropiane u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI