Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Protestuesit ironizojnë në formë simbolike me Diellën: Jap dorëheqjen time, radha juaj kryeministër

Lapsi.al 27 June 2026

Protestuesit kanë vijuar edhe sot të përdorin forma simbolike kundër kryeministrit dhe qeverisë. Gjatë tubimit u shfaq një video satirike ku personazhi i krijuar me inteligjencë artificiale, “Diella”, e prezantuar si ministrja e Inteligjencës Artificiale, shpall dorëheqjen e saj dhe i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndjekë të njëjtin shembull.

Në videon e transmetuar dëgjohet mesazhi: “Për shkak të skandalit të Zvërnecit deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga qeveria shqiptare. Radha juaj, kryeministër.”

Paralelisht, protestuesit kanë vendosur në muret pranë shkallëve të Kryeministrisë disa fletë me emrat e çështjeve që ata i konsiderojnë si skandale të qeverisë. Mes tyre përmenden koncesionet e inceneratorëve, check-up në shëndetësi, dosja “Tahiri”, shembja e Teatrit Kombëtar, vrasja e Klodian Rashës, si dhe çështje të tjera që, sipas organizatorëve, simbolizojnë arsyet e protestës së tyre.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI