Flash

KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të qershorit në Kosovë, hap rrugën për certifikimin e tyre

Lapsi.al 27 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, duke hapur rrugën për certifikimin e tyre zyrtar dhe nisjen e procesit të themelimit të institucioneve të reja për t’i dhënë fund krizës pothuajse dyvjeçare politike.

Rezultatet përfundimtare u shpallën të shtunën në një mbledhje të KQZ-së në Prishtinë. Certifikimi i tyre pritet të bëhet të hënën, kur përfundon një periudhë ankesash prej 48 orësh, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë mbledhjes së komisionit.

Sipas rezultateve përfundimtare, partia në pushtet e kryeministrit, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka fituar 47.13% të votave, apo 53 vende në Kuvend. Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 19.44%, apo 22 ulëse; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 16.69% , apo 18 ulëse; dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.74%, apo shtatë ulëse.

Duke parë numrin e ulëse të fituara, partia në pushtet nuk pritet ta ketë telash formimin e qeverisë, për çka nevojiten 61 vota në Kuvendin me 120 ulëse. Por, ajo nuk do t’i ketë votat për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, një çështje që ka shkaktuar krizë politike këtë vit. Nevojitet prania e 2/3 të deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Dështimi i partive për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit çoi në shpërndarjen e Kuvendit në fund të prillit, më pak se tre muaj pas konstituimit të tij dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 7 qershor.

Deri tani partitë politike nuk kanë mbajtur bisedime për një marrëveshje të mundshme për presidentin. Një dështim i radhës për të arritur pajtueshmëri për këtë post kryesisht ceremonial, mund të çojë në një palë zgjedhjesh të tjera të parakohshme – që do të ishin të katërta brenda dy vjetësh./REL

Të këshilluara

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI