Flash

Dita e 28-të/ Protestuesit shpallin hapin e radhës: Do të krijojmë një Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë në proces

Lapsi.al 27 June 2026

Protesta kundër qeverisë hyri sot në ditën e saj të 28-të, duke u shndërruar në një nga mobilizimet më të gjata qytetare të viteve të fundit. Qytetarët u mblodhën si çdo mbrëmje në sheshin "Skënderbej". Ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku për më shumë se dy orë e gjysmë mbajtën fjalime dhe përsëritën kërkesën kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

Përfaqësues të komuniteteve shqiptare brenda dhe jashtë vendit morën fjalën, duke shprehur mbështetjen për lëvizjen dhe duke bërë thirrje për vazhdimin e protestave.

Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës. Ata kaluan në zonën e ish-Bllokut dhe duke u bërë thirrje qytetarëve t'u bashkoheshin. Gjatë gjithë marshimit u dëgjuan sloganet "Rama, jep dorëheqjen", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "Poshtë patronazhistët" dhe "Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar".

Një nga njoftimet më të rëndësishme të mbrëmjes ishte propozimi për ngritjen e një Kuvendi Kombëtar qytetar. Sipas organizatorëve, puna për krijimin e tij ka nisur dhe deri tani janë identifikuar rreth 500 kandidatë potencialë. Nga ta do të përzgjidhen 300 përfaqësues që do të prezantohen publikisht dhe do të zgjidhen në mënyrë transparente.

Në protestë mori pjesë edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis, e cila mbajti një fjalim në mbështetje të protestuesve. Ajo deklaroi se ishulli i Sazanit dhe zona e Nartës duhet të mbeten të mbrojtura. Salis kritikoi projektet e zhvillimit që bazohen në korrupsion. Në përfundim të fjalës së saj, Salis shprehu mbështetje për atë që e quajti "Revolucioni i Flamingove". 

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI