Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur qytetin e Vlorës. Ngjarja është shënuar në orën 01.00 pas mesnate, në lagjen “28 Nëntori”.
Nga të dhënat e para të policisë mësohet se, tritoli është vendosur pranë një banese në këtë lagje, ndërsa fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarje.