Flash

Incident në ambasadën amerikane në Podgoricë, tenton të futet brenda një person i dyshimtë

Lapsi.al 29 March 2019
Incident në ambasadën amerikane në Podgoricë, tenton të

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë e ka konfirmuar se një person ka tentuar të hyjë në oborrin e Ambasadës dhe se policia malazeze ka reaguar menjëherë.

“Sot rreth orës 10:45 një person ka bërë përpjekje të hyjë në oborrin e ambasadës së SHBA-së në Podgoricë.

Pjesëtarët e sigurimit kanë reaguar menjëherë duke e ndaluar dhe dorëzuar te autoritetet e policisë së Malit të Zi.

Falenderojmë partnerët tanë të Malit të Zi për ndihmën dhe përkrahjen”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Podgoricë për Radion Evropa e Lirë.

Pas këtij incidenti, pjesëtarë të policisë speciale kanë bllokuar edhe rrugën përreth Ambasadës.

Gazeta “Vijesti” ka raportuar se sigurimi i Ambasadës së SHBA-ve ka reaguar pasi një grup i azilkërkuesve kanë bërë përpjekje të hyjnë në objekt.

 

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Durrës

Kryeministri, Edi Rama në kuadër të ciklit të takimeve “Bashkia që Duam”, do të qëndrojë sot në qytetin e Durrësit. Nga ana tjetër, vizita e shefit të qeverisë ...

16:58

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI