Flash

E pazakontë/ Tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë japin 130 vendime për 24 orë

Lapsi.al 29 March 2019
E pazakontë/ Tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë, e cila është e mbuluar nga dosjet e mbartura, ka shënuar një tjetër rekord 24 orë më parë.

Tre gjyqtarë kanë arritur të shqyrtojnë e japin vendimi për plot 130 procese të cilat ishin në pritje pranë kësaj gjykatë.

Kjo shifër bëhet publike nga vetë gjykata e lartë e cila thotë se ka në arkiv në pritje për t’i shqyrtuar 31 mijë dosje, ndarë në 16 mijë civile, 10 mijë administrative dhe 5 mijë penale.

Po ashtu gjykata sqaron se nga 19 gjyqtarë në këtë gjykatë janë vetëm 3 dhe 9 ndihmesa ligjore që janë duke punuar çdo ditë.

Njoftim për media

Mbi gjendjen e dosjeve gjyqësore deri në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2019

Në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2019 bëjmë me dijë se, në Gjykatën e Lartë, megjithëse në përbërje vetëm me tre gjyqtarë, vazhdon shqyrtimi i dosjeve gjyqësore të regjistruara, përfshirë këtu edhe çështje të themelit.

Për shkak të situatës së krijuar me të cilën përballet sot kjo gjykatë, përparësi i është dhënë shqyrtimit të çështjeve më urgjente ma natyrë civile, administrative dhe panale.

Vetëm ditën e enjte, datë 28.03.2019, trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla. Ndërkaq edhe këshilltarët e mbetur (aktualisht 9), vazhdojnë studimin e dosjeve dhe hartimin e relacioneve përkatëse, bazuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë, për periudhën e sipërpërmendur, është rreth 31.000, prej të cilave 16.000 dosje civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 dosje penale.

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Durrës

Kryeministri, Edi Rama në kuadër të ciklit të takimeve “Bashkia që Duam”, do të qëndrojë sot në qytetin e Durrësit. Nga ana tjetër, vizita e shefit të qeverisë ...

16:58

Përfshihen nga flakët 4 banesa në Korçë

Një zjarr i fortë ka përfshirë 4 banesa në Korçë. Ngjarja ndodhi në fshatin Vreshtas të Korçës. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit.  Sipas raportimeve të para më...

16:42

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI