Flash

E rëndë në SHBA/ Burri vret gruan dhe vajzën pas akuzave se nuk kujdesej për nënën e tij të moshuar

Lapsi.al 29 June 2026

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Xhorxhian, në orët e fundit, kur një burrë 63-vjeçar dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë gruan dhe vajzën e tyre pas një debati të ashpër për kujdesin e nënës së tij të moshuar.

Sipas raportimeve të huaja, tensioni u ndez kur vajza e tij 37-vjeçare, Amanda, e akuzoi atë për neglizhencë ndaj nënës së saj të moshuar, duke përsëritur atë për të cilën, sipas hetimit, gruaja e tij prej 38 vitesh e kishte akuzuar tashmë. Konfrontimi u përshkallëzua brenda pak minutash dhe mori një kthesë të përgjakshme.

Rrëfimi i tij

Në regjistrimin e thirrjes në 911 që ai bëri dhe publikoi, 63-vjeçari dëgjohet duke rrëfyer veprimet e tij.

"Gruaja ime i tha vajzës sime se unë nuk kujdesem për nënën time. Unë kujdesem për të çdo ditë dhe sapo qëllova vajzën time dhe gruan time, me të cilat isha për 38 vjet [...]. Nuk mund t'i duroja më gënjeshtrat dhe mënyrën se si më bërtisnin. Nuk e di... Thjesht i humba. Më vjen shumë keq. Tridhjetë e tetë vjet. E doja. E qëllova me një pistoletë kalibri 9 drejt në kokë", u shpreh ai.

Policia mbërriti në shtëpinë e familjes në qytetin e vogël të Oksfordit, Xhorxhia, rreth 64 kilometra në lindje të Atlantës, dhe gjeti 37-vjeçaren Amanda të vdekur, ndërsa nëna e saj u dërgua në spital në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë më vonë.

Dëshmia e bashkëshortit të 37-vjeçares

Në të njëjtën kohë, përshkrimi i bashkëshortit të Amandës, Adam McGrath, i cili ishte i pranishëm në incidentin e përgjakshëm, është tronditës. Në telefonatën që bëri në 911, ai tha se gruaja e tij ishte e dehur dhe e shqetësuar kur ata vizituan shtëpinë e prindërve të saj dhe filloi konfrontimi intensiv me të atin.

"E çova në shtëpinë e prindërve të saj dhe ajo filloi të grindej me të atin. Ai tha: Kam një armë... Do ta tërheq këmbëzën, dhe menjëherë pas kësaj e qëlloi në kokë. Ai e kapi për fyti, e hodhi përtokë dhe e kërcënoi se do ta vriste. Unë ika sepse duhej të mbroja dy fëmijët e mi dhe kisha frikë të kthehesha në shtëpi",tha ai.

Ralph Minsey, 63 vjeç, është akuzuar për vrasje të paqëllimshme dhe një sërë veprash të tjera penale. 63-vjeçari mbetet në paraburgim pa lirim me kusht, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimin e tyre për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë familjare.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI