Flash

Kosova do të kalojë në filtër pasuritë e zyrtarëve shtetërorë

Lapsi.al 29 March 2019
Kosova do të kalojë në filtër pasuritë e zyrtarëve

Pasuritë e zyrtarëve shtetërorë në Kosovë do të kalojnë në filtër. Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar të gjithë zyrtarët, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të hënën më 1 prill.

Sipas AKK-së, llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, i cili përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.

Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.

Të këshilluara

Përfshihen nga flakët 4 banesa në Korçë

Një zjarr i fortë ka përfshirë 4 banesa në Korçë. Ngjarja ndodhi në fshatin Vreshtas të Korçës. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit.  Sipas raportimeve të para më...

16:42

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI