Flash

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë

Lapsi.al 29 March 2019
Ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë

Zv. Shefi i Misionit të SHBA në Detyrë Dan Koski, në emër të ambasadës amerikane në Tiranë është shprehur se “Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”, duke shtuar dhe se ndihet i kënaqur nga ecuria e reformës.

Në Konferencën “Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas”, Koski tha se Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë. SHBA-të kanë qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të reformës në drejtësi dhe duke kërkuar çuarjen e saj përpara.

“Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”, tha Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski.

Të këshilluara

Ambasadori i OSBE në takim me Grida Dumën

Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim informal me ish-deputeten demokrate Grida Duma. Borchardt dhe Duma janë fotografuar së bash...

11:00

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI