Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, i riu me inciale G. B është arrestuar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra nga qytytarët.
Ndër të tjera, shtetasit në fjalë i është gjetur një çantë dore me 15 doza me kanabis të ndara në qese farmaceutike dhe një armë zjarri pushke 10-she, të cilën e hodhi në tokë porsa pa punonjësit e policisë.