Flash

Tiranë/ Pasi plagosi me thikë të riun, arrestohet 17-vjeçari

Lapsi.al 29 March 2019
Tiranë/ Pasi plagosi me thikë të riun, arrestohet

Ka rënë në prangat e policisë, 17-vjeçari me iniciale F.K, i cili plagosi me thikë pasditen e djeshme në rrugën “Taulantët”, një 21-vjeçar. Mësohet ndër të tjera se shtetasi O.M, 21 vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Policia arreston autorin e ngjarjes së ndodhur mbasditen e djeshme në rrugën “Taulantët”, ku u plagos me mjet prerës një 21-vjeçar. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan shtetasin: F. K., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbasditen e djeshme në rrugën “Taulantët” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin O. M., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit F. K., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.”-njofton policia.

 

Të këshilluara

Ambasadori i OSBE në takim me Grida Dumën

Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim informal me ish-deputeten demokrate Grida Duma. Borchardt dhe Duma janë fotografuar së bash...

11:00

ide

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI