Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Një muaj revoltë për largimin e Ramës, sot protesta e 30-të kundër qeverisë

Lapsi.al 29 June 2026

Sot pritet të zhvillohet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Sipas njoftimit, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahet fjalime dhe thirrjet e folësve aktivistë e qytetarë. Organizatorët ritheksojnë se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e këtij objektivi, ndërsa ajo e sotmja shënon të 30-ën radhazi dhe një muaj nga fillimi i kësaj serie manifestimesh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI