Flash

De Telegraaf: 3 partitë kryesorë në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët

Lapsi.al 29 March 2019
De Telegraaf: 3 partitë kryesorë në Holandë

Gazeta më e madhe në Holandë ‘De Telegraaf’ së fundmi ka publikuar një shkrim lidhur me kërkesën e disa partive politike në këtë shtet që kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarë.

3 parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët pasi e shohin si të vetme mundësi për të frenuar fenomenin e krimit organizuar shqiptar në këtë shtet.

Partitë të cilat kanë mbështetur këtë masë drastike për shqiptarët janë Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane, 3 parti të rëndësishme.

Sipas deputetit Fritsma problemet nisën kur u liberalizuan vizat. “Kriminelët përfitojnë kur s’ka kontrolle”, ka deklaruar ai.

Edhe deputetja Van Toorenburg, anwtare e të njëjtës forcë politike të ministrit holandez për Drejtësi dhe Siguri,  Grapperhaus, kërkoi direkt rikthimin e vizave për Shqiptarët. “Unë dua të di se cilët futim në shtëpi. Do të vijë shumë shpejt një debat me ministrin.”, tha ajo. Antarwt e Partisw Socialiste nw Kuvendin e Holandws mbeshtwn kwtw masw "Duhet tw niset njw procedurw emergjente pwr tw rikthyjer vizat" 

Mbetet për të parë në seancën e rradhës të planifikuar me tematikën “krimi organizuar shqiptar në Holandë” nëse një shumicë e deputetëve do mbështesin propozimin e 3 partive kryesore për të rikthyjer vizat për Shqiptarët.

Por nëse në Holandë diskutohet tashmë kjo masë e ashpër, atëherë premtimi i hapjes së negociatave në qershor nga ministri i Jashtëm duket më shumë një ëndërr sesa nje realitet i arritshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Me sytë katër

PAPARAZZI