Kryetari i FRPD-së, Belind Kelliçi, ka publikuar disa foto, që sipas tij, janë të policëve që janë infiltruar për të fotografuar protestuesit e opozitës. Ai shprehet se të infiltruarit përndjekin të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për të drejtat e tyre. Kreu i FRPD-së shprehet se këta persona nuk kanë asnjë shenjë identifikuese, por kanë ndaluar më shumë se 35 persona.
“Këta janë banda e Edi Ramës që perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne dhe qe vetem sot kane arrestuar 35 qytetare e studente. Serish dhe sot pa asnje shenje identifikuese te policise se shtetit, dhunuan e ndaluan neper komisariate studentet qe kishin dale per te protestuar per tarifa me te ulta ne universitete dhe kushte me te mira ne konvikte. Shihini serish shume mire. Mbajini mend dhe mos i harroni! Koha kur do marin ate qe meritojne eshte shume e shpejte!”, - shkruan Këlliçi.










