Flash

Vrasje mafioze në Spanjë, i riu shqiptar goditet me plumba në kokë

Lapsi.al 28 March 2019
Vrasje mafioze në Spanjë, i riu shqiptar goditet me plumba në

Media spanjolle “La Verdad” raporton për një vrasje të ndodhur në zonën e Totana. Sipas medias në fjalë, vrasja ka qenë e tipit mafioz. Oficerët e policisë thanë se viktima është një shqiptar 27 vjeç, me profesion truprojë. Ai është vrarë brenda makinës së tij dhe plumbat i kanë “tejkaluar në pjesë të ndryshme të kafkës”.

Ajo që hetuesit dyshojnë është nëse viktima është vrarë në po të njëjtin vend ku u gjet trupi , apo është vrarë në tjetër vend dhe ia kanë lënë trupin në vendin ku u gjet.

Sipas hetuesve spanjollë, shqiptari mund të jetë vrarë për shkak të armiqësive në punën e tij si truprojë ose për hesape në trafikun e drogës. Trupi i këtij burri u gjet në mesditë të mërkurën gjatë rrjedhës së lumit Guadalentín me shenja të dukshme të dhunës: një e shtënë në kokë.

Të këshilluara

Paralajmërohen protesta të tjera studentore

Këshillat studentorë të 7 univeristeteve në të gjithë Shqipërinë paralajmërojnë protesta të tjera nëse nuk do të plotësohen kërkesat e studentëve. Një përfaq...

18:57

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI