Flash

Tre shqiptarë arrestohen për trafik droge në Greqi

Lapsi.al 28 March 2019
Tre shqiptarë arrestohen për trafik droge në Greqi

Katër persona, tre shqiptarë dhe një tunizian janë arrestuar pas një operacioni të policisë së Athinës në Agios Panteleimonas, të akuzuar për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, si trafikantë droge dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë grupi vepronte duke trafikuar drogë në zonën më të gjerë të Athinës në qendër të qytetit (Squares America, Victoria and St. Panteleimon).

Në kontrollet policore të bëra në shtëpitë e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi me peshë  2 kg dhe 449.2 gram,  2.940 euro, katër peshore precize dhe një pajisjeje elektrike. Të arrestuarit do të dalin sot në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.

Të këshilluara

Tiranë, grevë urie në burgun 302

Të paraburgosurit në institucionin e vuajtjes së dënimit numër 302 në Tiranë, prej dy ditësh refuzojnë ushqimin. Burime për mediat thanë se shumica e të burg...

14:55

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI