Flash

Cody Gakpo shënon dhe shpërthen në lot: e fejuara humbi fëmijën pak ditë më parë 

Sulmuesi i Liverpool Gakpo përjetoi një mbrëmje të veçantë dhe shpërtheu në lot, i tronditur nga tragjedia familjare e pak ditëve më parë, kur partnerja e tij humbi foshnjën që po prisnin.

Lapsi.al 30 June 2026

Pas Gjermanisë, edhe Holanda i jep lamtumirën Botërorit pas penalltive. Kombëtarja e Koeman u mposht nga Maroku, që tani në 1/8-at do të përballet me Kanadanë. Një natë me emocione të forta për “Oranje”, që ishin iluzionuar nga goli i Cody Gakpo në 20 minutat e fundit të kohës së rregullt. Sulmuesi i Liverpool përjetoi një mbrëmje të veçantë dhe shpërtheu në lot, i tronditur nga tragjedia familjare e pak ditëve më parë, kur partnerja e tij humbi foshnjën që po prisnin.

Gakpo shënon dhe përlotet pasi humbi fëmijën

Pavarësisht dhimbjes, Gakpo kishte vendosur të qëndronte me ekipin, pasi kishte kërkuar publikisht respekt për privatësinë dhe mirëkuptim për këtë “moment jashtëzakonisht të vështirë”. Ditë emocionalisht shumë të rënda për futbollistin, i cili në minutën e 72-të, pasi kaloi Holandën në avantazh ndaj Marokut, u rrëzua në fushë duke qarë në mënyrë të pakontrollueshme. Menjëherë shokët e skuadrës e përqafuan, në një skenë sa prekëse aq edhe e fuqishme. Të gjithë u përpoqën ta ngushëllonin dhe ta mbështesnin, në një rreth të bukur solidariteti, ku gëzimi për golin e 1-0 u përzie me dhimbjen për shokun e tyre. Disa lojtarë ngritën duart drejt qiellit, në një dedikim prekës.

Maroku nuk dorëzohet dhe barazon në shtesë

Gjithçka dukej se po shkonte mirë për Holandën, ndërsa ndeshja po hynte në minutat e fundit, por erdhi goditja e ftohtë me golin e Marokut të shënuar nga Diop në kohën shtesë për rezultatin 1-1. Një barazim më se i merituar për përfaqësuesen afrikane, shumë më e rrezikshme dhe më propozitive se kundërshtari. Rezultati mbeti i pandryshuar edhe pas kohës shtesë, duke e çuar sfidën te penalltitë, të cilat për herë të tretë radhazi në një Botëror rezultuan fatale për Holandën.

Holanda eliminohet me penallti për herë të tretë radhazi në Botëror

Seria e penalltive ishte mjaft e paparashikueshme, pasi pati pesë gabime: El Aynaoui, Kluivert, Timber, Hakimi dhe më pas ai vendimtar i Summerville, i pritur nga Bono. Penalltia më e rëndësishme i takoi Saibarit, i cili këtë herë nuk gaboi dhe shpërtheu në festë së bashku me Marokun. Pas dy eliminimeve nga pika e bardhë kundër Argjentinës në vitet 2014 dhe 2022, për Holandën erdhi zhgënjimi i tretë radhazi në një Botëror, këtë herë ndaj një Maroku luftarak dhe plot energji. Ndërsa Koeman dhe lojtarët e tij kthehen në shtëpi, skuadra e Mohamed Ouahbit do të përballet më 4 korrik me Kanadanë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI