Flash

Në maj u regjistruan 133 aksidente rrugore, 3,4% më shumë se një vit më parë

Lapsi.al 29 June 2026

Insituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot të dhënat në lidhje me aksidentet rrugore gjatë muajit maj të këtij viti. Sipas INSTAT në muajin maj në vend janë regjistruar 133 aksidente rrugore, ku 181 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT rezulton se gjatë periudhës janar–maj 2026 numri i aksidenteve rrugore është rritur me 3,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 
INSTAT bën të ditur se 94% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

 
Grupmosha 25-34 vjeç rezulton më e përfshira në aksidente, duke përbërë 30,8% të numrit total të rasteve të regjistruara gjatë kësaj periudhe.

Sipas INSTAT, numri më i lartë i aksidenteve rrugore, sipas ditëve të javës, është shënuar ditën e dielë me 18%, ndërsa numri më i ulët është regjistruar ditën e mërkurë me 12%.

Ndërkaq, numri më i lartë i aksidenteve rrugore është regjistruar përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke përbërë 27,1% të numrit total të aksidenteve rrugore.

Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur në qarkun e Tiranës, me 53 aksidente dhe 69 të vdekur ose të plagosur vetëm në maj.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI