Flash

“Albanian Files”, Lubonja: Kapje e shtetit nga Edi Rama! Disa projekte janë bërë para ndryshimit të ligjit

Lapsi.al 29 June 2026

Analisti Fatos Lubonja komentoi librin “Albanian Files”, që përfshin disa projekte të planifikuara për t’u zhvilluar në Shqipëri, duke thënë se përmbajtja e tij tregon kapjen e shtetit nga kryeministri Edi Rama.

Në intervistën për News24, analisti tha se fakti që populli nuk ka dijeni për projekte të tilla tregon së pari mendësinë antidemokratike.


Lubonja deklaroi se disa projekte prekin zonat e mbrojtura, duke argumentuar se një pjesë e tyre janë hartuar përpara ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura. Sipas tij, kjo do të thotë se në kohën kur u përgatitën projektet ligji në fuqi nuk lejonte zhvillime të tilla në këto zona.

Lubonja ngriti gjithashtu pikëpyetje për identitetin e investitorëve të përfshirë. Ai tha se në disa raste figurojnë investitorë anonimë, gjë që sipas tij, shton dyshimet për mungesë transparence dhe mundësi për pastrim parash.

“Libri nxjerr shumë gjëra. E para, libri është në anglisht. Ti je kryeministri i vendit tënd, i paraqet një projekt kaq madhor popullit me 60 studio që ndërtokan në male, fusha e det dhe nuk e di populli se çfarë bëhet. Tregon mendësinë antidemokratike. Ata arkitektët tentojnë ta nxjerrin edhe të iluminuar, ai e thotë si ironi por nuk është. Kur i thotë se kur i thotë se të bëhesh mbret se ti je i iluminuar dhe po na bën revolucion.

Ky që thotë nuk ka projekt për Zvërnecin, ky i ka bërë këto projektet me kohë. Janë aty si master plane. Shiko çfarë është e rëndësishme, një pjesë e mirë e këtyre projekteve janë bërë kur nuk ishte ndryshuar ligji i zonave të mbrojtura. Ti ke zona të mbrojtura dhe paguan arkitektë që të bëjnë projekte në zona të mbrojtura pa qenë i ndryshuar ligji. Kjo është kapje e shtetit. Ata e dinë se kryeministri nuk pyet për ligjin si është se e ndryshon si të dojë.

 
Ai ligj ka ndryshuar, ka dalë një deputet që s’ia di emrin njeri, dhe ka bërë një propozim gjasme dhe e ndryshoi parlamenti ligjin. Berisha është në akuzë për ndryshim të një ligji që përfitoi dhëndri i tij. Ndaj duhet hetuar. Ka shumë prova që të çojnë në hetim nga ky libër. Aty ka projekte që janë 42 përqind investitorë anonim. Kush janë? Kjo të çon te teza e pastrimit të parave.

Edhe të Zvërneci, janë disa me 24 përqind në Holandë ofshore dhe sipas ligjit holandez duhet të kesh 25 përqind që të thuash se kush është emri. Mirë që na fshihen edhe projektet, fshihen edhe investitorët. Jemi jashtë vendimmarrjes e kontrolleve. kjo është kriminale nga një delirant që mendon se është përmbi ligjin.“, tha ai.

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI