Flash

Të martën paradite protestë para Parlamentit: "Nuk janë deputetët tanë"

Lapsi.al 29 June 2026

Nga foltorja përpara Kryeministrisë, një prej protestuesve ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për hapat e mëtejshëm të revoltës popullore.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të mblidhen të martën përpara godinës së Parlamentit, duke e zhvendosur aksionin atje ku pritet të zhvillohet seanca plenare.

“Do vijojmë të jemi para Kryeministrisë. Kam një lajmërim: nëse nesër në orën 10:00 ka Parlament, kushdo që ka mundësi duhet t’u thotë atyre që nuk janë deputetët tanë! Ftojmë të gjithë protestuesit që mundeshin nesër në 10:00 para Parlamentit!” u shpreh ai.

Pavarësisht aksionit të paralajmëruar për paraditen e nesërme, organizatori konfirmoi se qëndresa përpara zyrës së kryeministrit nuk do të ndalet në asnjë moment.

“Do jemi edhe në darkë këtu te Kryeministria!” shtoi në mbyllje të mesazhit të tij protestuesi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI