Flash

Angelina Jolie flet për jetën pas ndarjes nga Brad Pitt

Lapsi.al 29 June 2026

Angelina Jolie ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj personale, duke pranuar se nuk ka pasur asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt në vitin 2016.

Në një intervistë për Yahoo Entertainment, aktorja tha se roli i saj në filmin e ri "Couture" e ka bërë të reflektojë mbi jetën dhe mënyrën se si e ka lënë mënjanë veten gjatë viteve.

"Nuk kam dalë me askënd dhe nuk kam qenë në një lidhje që kur u divorcova gati një dekadë më parë. Jam mësuar të mendoj se ajo pjesë e jetës sime nuk është më në qendër, sepse jam përqendruar te fëmijët dhe familja ime," u shpreh Jolie.

Në filmin "Couture", ajo interpreton rolin e Maxine Walker, një regjisore që përballet me diagnozën e kancerit të gjirit dhe, në të njëjtën kohë, gjen një lidhje romantike në Paris. Aktorja tha se ky rol e bëri të kuptojë se një grua mund të jetë njëkohësisht e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe e hapur për dashurinë.

"M'u desh pak kohë të pranoja se edhe ajo mund ta dojë vajzën e saj, të jetë e përkushtuar ndaj saj dhe njëkohësisht të ketë nevojë për dashuri si grua. Kjo mund të jetë edhe shëruese," tha ajo.

Fituesja e çmimit Oscar pranoi gjithashtu se përvojat e viteve të fundit e kanë lënduar.

"Jeta më ka thyer pak. Duhet të jetoj sërish. Duhet të jem sërish e lirë," u shpreh ajo.

Jolie tregoi se vajzat e saj, Zahara, Shiloh dhe Vivienne, e kanë nxitur të mos jetë vetëm "mama", por të rifitojë edhe identitetin e saj si grua.

"Ato po më rikthejnë tek vetja që kam qenë dikur. Mendoj se duan që të mos jem vetëm 'mami'. Tani ka vend që unë të jem sërish ajo grua," tha aktorja.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt, të cilët kanë gjashtë fëmijë së bashku, vazhdojnë ende betejën ligjore për pronën e tyre në Francë, Château Miraval, ndërsa Pitt prej vitit 2022 është në një lidhje me Ines de Ramon.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI