
Chrissy Teigen është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të disa fotove me një këmishë transparente, ndaj të cilave vendosi të reagojë publikisht.
Autorja e librave "Cravings" nuk hezitoi t'u përgjigjej komentuesve, duke shpjeguar se nuk d sheh si diçka provokuese.
"Mendoj se, duke qenë se i kam operuar disa herë dhe kanë ushqyer fëmijët e mi, nuk i konsideroj aspak seksi apo provokuese. Por nëse ju mendoni kështu, kërkoj ndjesë," shkroi ajo në Instagram.
Më pas shtoi me humor: "Shpresoj t'ia dilni ta përballoni. Jam pothuajse e sigurt se do t'ia dilni. Ju dua shumë."
Chrissy Teigen, e cila ka katër fëmijë me bashkëshortin John Legend, ka folur shpesh hapur për ndërhyrjet estetike që ka bërë ndër vite. Në një intervistë në vitin 2024, ajo zbuloi se i është nënshtruar tre ndërhyrjeve në gjoks.
"Kam bërë ngritje të gjoksit, vendosje implantesh dhe më pas i kam hequr," tha ajo.
Teigen ka treguar më parë se implantet i vendosi në moshën 20-vjeçare për arsye estetike, por pas shtatzënive vendosi t'i hiqte.
Modelja ka qenë gjithmonë e hapur edhe për procedura të tjera estetike, duke theksuar se dëshiron të jetë transparente dhe të mos krijojë pritshmëri joreale për trupin.
"Nuk është e drejtë t'i bësh njerëzit të besojnë se gjithçka është perfekte. Dua që fëmijët e mi të ndihen mirë me veten, por edhe të dinë të vërtetën," është shprehur ajo.