Parlamenti ka miratuar edhe ndryshimet që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka propozuar për Vetting-ut në polici. Ndryshimi i propozuar nga ministri është që punonjësit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të kalonin të parët filtrin e vetting-ut dhe më pas të ishte kjo strukturë që të drejtonte këtë proces për dy nivelet e tjera të Policisë së Shtetit. Sipas Lleshaj kjo do të bënte të mundur përfundimin e procesit në një kohë optimale, si dhe do të ulte kostot.
Në ndryshimet për ligjin e vetingutt ishin 76 deputetë që votuan pro, 6 kundër, 6 abstenim, ndërsa ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka abstenuar dhe është shprehur skeptik për këto ndryshime ligjore.