Flash

Xhafaj, kritik ndaj ndryshimeve në ligjin për vettingun në polici

Lapsi.al 28 March 2019
Xhafaj, kritik ndaj ndryshimeve në ligjin për vettingun në polici

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është treguar kritik ndaj ndryshimeve në ligjin për vettingun në polici. Gjatë seancës plenare, Xhafaj u shpreh se SHÇBA nuk mund të bëj vettingun në këtë rast.

“Dikush mund të thotë se vettingu në polici është paranojë e ish-ministrit të brendshëm. Jam i keqardhur që ligji nuk u bë i zbatueshëm për dy vjet. Nuk eshte herezi ndryshimi i një ligji. Nuk besoj se ndryshimet janë të duhura. Vetingu nuk mund të bëhet nga SHÇBA. Cënohet cilësia dhe shpejtësia e vetë procesit, por SHÇBA nuk ka kapacitetet e duhura për ta bërë vettingun.

Kjo do ngadalesojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar. Për më tepër që ka shumë pasuri të sekuestruara nga policia.  – u shpreh Xhafaj, ndërsa mbylli falën e tij në parlament duke theksuar se: Jam njeri i ligjit dhe do pres me durim veprimet dhe vendimet e institucioneve të vendit tim.

Të këshilluara

Protestuesi humbet ndjenjat para parlamentit

Mes protestuesve dhe policisë ka patur përplasje para parlamentit. Në krye të turmës është ish-deputeti Flamur Noka dhe policët në lirim, të cilët herë pas here...

12:07

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI