Flash

Monika Kryemadhi: Qeveria nuk hapi 300 mijë vende pune, por largoi 400 mijë shqiptarë

Lapsi.al 28 March 2019
Monika Kryemadhi: Qeveria nuk hapi 300 mijë vende pune, por largoi 400

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë protestës së opozitës ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shkatërruar vendin dhe ka rrënuar shpresën e çdo shqiptari që do të jetojë me punë të ndershme në vendin e tij.

Në fjalën e saj në protestë, Kryemadhi ka pranuar edhe fajet që si politikanë kanë mbyllur sytë para zullumeve të Ramës, por “më mirë vonë sesa kurrë”, shprehet ajo.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit

Sot janë fjalët e tepërta përballë cdo problemi që secili ka në familjet e tyre. Asnjë prej jush këtu nuk është i punësuar, nuk ka pasur një zgjidhje të problemeve që kanë kur kanë trokitur në dyert e shtetit të kapur të Ramës. Paratë e drogës, që mbolli në 2015 dhe i shiti në 2016, që përdori për të blerë votat me bandat e krimit të organizuar në 2017. Politika më e madhe është buka e shqiptarit që mungon në tavolina, janë çmimet e larta që shqiptarët duhet të paguajnë për të ushqyer familjet, politika më e madhe është që të bëhemi bashkë për vendet e reja të punës, për mundësi shqiptarëve për të jetuar në vend.

Ajo që duhet të bëjmë sot është mundësia që duhet të japim për shqiptarët për punësim, arsim e shëndetësi të barabartë për të gjithë, se studentët e dhjetorit u ngritën për shtet të barabartë, sot ne jemi në vendin e parë që të gjithë duan të largohen nga vendi.

Do kthejë trafikun e vizave që shqiptarët të rrinë në dyert e ambasadave. Ka krijuar probleme se dështoi si qeveri, për 300 mijë vendet e punës, nuk i hapi, por largoi 400 mijë shqiptarë nga vendi.

Ato që ka bërë ky që e shkatërroi fermerët, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, cdo gjë që ishte ndërtuar me mundim, jo perfektë, por funksiononte, prokuroria shërben për bandat, ka arrestuar 38 mijë fukarenj për energjinë, dhe nuk thërret Gjiknurin, Afrim Qendron, Vangjush Dakon e kapur me presh në dorë, Edi Ramën që ka bërë fatkeqësitë më të mëdha që i kanë ndodhur vendit.

Të këshilluara

Salianji: Nuk ka gardh që na ndal

Gjatë protestës të opozitës ditën e sotme, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se nëse protestuesit do të donin do e kalonin gardhin e policisë ...

10:54

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI