Para ministrisë së Brendshme, policia nuk lejon asnjë person të afrohet. Po kështu policia ka larguar me forcë edhe gazetarin e News 24 Erjon Skëndaj dhe grupin e xhirimit si dhe mediat e tjera. Policët kanë deklaruar se nuk do të lejohen pasi pritet një delegacion holandez.
“Kemi polici tek Galeria e Arteve, polici tek parku “Rinia”, polici tek ish-ministria e Mbrojtjes dhe tek Ministria e Brendshme. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është bllokuar dhe nuk ka lëvizje të makinave. Janë të paktën 300 forca policie. Për momentin nuk na ndalon njeri të lëvizim, por kujtoj se pak më parë më hoqën forcërisht nga hyrja e pedonales”, raportoi gazetari Skëndaj.
Policia ka bllokuar pedonalen pranë Ministrisë së Brendshme duke mos lejuar protestuesit e Unazës së Re të kalojnë për t’u bashkuar me protestuesit e tjerë tek parlamenti.