Flash

Tym e gurë jashtë Kuvendit, brenda betohen dy deputetë të 'opozitës së re' (EMRAT)

Lapsi.al 28 March 2019
Tym e gurë jashtë Kuvendit, brenda betohen dy deputetë të

Janë betuar në Kuvend dy deputetë të rinj të opozitës. Ata janë Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi.

Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017. Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës së bashkuar.

Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD në qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho.

Nga radhët e LSI, Ambra Borova, nuk ishte sot prezente në seancë plenare, dhe pritet të betohet në seancën e ardhshme.

Pas betimi deputeti më i ri i opozitës Arben Elezi saroi arsyet pse vendosi të pranojën mandatin e deputetit. “Pranimi i mandatit, vendimi më i drejtë, politik dhe moral. Mora mandat në një zonë problematike si Elbasani. Listat e mbyllura të kryetarëve nuk shprehin mendimin e qytetarëve. Do votoja për listat e hapura, apo edhe për sistemin mazhoritar” u shpreh Elezi.

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI:

Ylli Shehu

Enver Rroshi

Aurora Mara

Edmond Rrushi

Elda Hoti

Edlira Hyseni

Ediola Braha

Ralf Gjoni

Nimet Musaj

Enada Kapllani

Ambra Borova ( betohet seancën e ardhshme)

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD:

Majlinda Halilaj

Alban Zeneli

Ligoraq Karamleo

Lefter Maliqi

Adriatik Alimadhi

Arben Elezi

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI