Flash

Basha paralajmëron Ramën dhe oligarkët: Po afron ora e hakmarrjes popullore

Lapsi.al 28 March 2019
Basha paralajmëron Ramën dhe oligarkët: Po afron ora e hakmarrjes

Në fjalën e mbajtur para Kuvendit gjatë protestës, Lulzim Basha paralajmëroi Edi Ramën se shumë shpejt po afron ora e hakmarrjes popullore.

Kryedemokrati premton hakmarrje edhe për oligarkët.

“Është monopoli i dhunës shtetërore që fut në burg qytetarët e thjeshtë dhe mbron kriminelët. Ndaj mjerë ata oligarkë dhe shërbëtorë të Edi Ramës që i kanë bërë llogaritë gabim, ora e hakmarrjes popullore po afron.

Nuk pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë një Kuvend fasadë. Sot iu shtrij dorën të gjithë shqiptarëve të ndershëm, socialistëve të ndershëm për ndryshimin e pandalshëm, të shqipërisë si gjithë Europa. Ne jemi shpirti i Shqipërisë Europiane, vlerat për të cilat ne jetojmë janë vlerat e amerikës. Ai që çoi faqen e zezë, ministrin e narkobandës në shtëpinë e Bardhë, e di shumë mirë që në këtë betejë jemi të gjithë bashkë. Në këtë betejë kemi aleatët” - u shpreh Basha.

Të këshilluara

Protestuesi humbet ndjenjat para parlamentit

Mes protestuesve dhe policisë ka patur përplasje para parlamentit. Në krye të turmës është ish-deputeti Flamur Noka dhe policët në lirim, të cilët herë pas here...

12:07

Salianji: Nuk ka gardh që na ndal

Gjatë protestës të opozitës ditën e sotme, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se nëse protestuesit do të donin do e kalonin gardhin e policisë ...

10:54

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI