Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar në faqen e tij në facebook lëndimin në protestë nga policia të studentit të gazetarisë,Gesard Hazizi.
Sipas Berishës, efektivët i kanë nxjerrë shpatullën dhe studenti po trajtohet në spitalin e Traumës.
Hazizi kishte dalë në protestë për bursën e mohuar dhe pse është student me nota të larta dhe jetim.
Për më shumë se 3 orë opozita protestoi kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama. Protesta nisi me tensione, ku herë pas here pati edhe përplasje me policinë, ndërsa kjo e fundit bëri thirrje për ruajtje të qetësisë.
Përpara Parlamentit ish-deputetë të opozitës, kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhanë mesazhet e tyre.
Pas fjalimeve të tyre protestusit u zhvendosën drejt ministrisë së Brendshme, më pas bënë një marshim për të përfunduar në selinë e PD.
Ndërkohë pas protestës, policia nisi edhe shoqërimet e para të protestuesve.