Flash

Dibër/ Dhunuan mjekun, policia arreston 1 prej vëllezërve, ndërsa tjetri shpallet në kërkim

Lapsi.al 28 March 2019
Dibër/ Dhunuan mjekun, policia arreston 1 prej vëllezërve,

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Dibër, i cili së bashku me vëllain e tij ka dhunuar një mjek mbrëmjen e kaluar. Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i të arrestuarit si person i përfshirë në dhunën ndaj mjekut në kohën që po kryente shërbimin.

Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale A.L, ndërsa mjeku i dhunuar është identifikuar si Agron Mezexhiu 70 vjeç. Mjeku 70-vjeçar kishte shkuar nga Tirana për të kryer shërbimet mjekësore në spitalin e Dibrës, por ra pre e dhunës. Ky rast nuk është i izoluar pasi dhuna ndaj bluzave të bardha ka qenë prezente në Tiranë, Lezhë, Durrës dhe së fundi në qytetin e Dibrës.

Të ndodhur përballë këtyre rrethanave, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili tha se do të ndërhyhet në Kodin Penal për të ashpërsuar masat ndaj agresorëve, të cilët godasin mjekët për shkak të detyrës.

Të këshilluara

Tiranë, grevë urie në burgun 302

Të paraburgosurit në institucionin e vuajtjes së dënimit numër 302 në Tiranë, prej dy ditësh refuzojnë ushqimin. Burime për mediat thanë se shumica e të burg...

14:55

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI