Në intervistën dhënë për emisionin “Opinion” kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur edhe për një prej ngjarjeve më të rënda në mandatin e tij të parë, vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës për të cilën Veliaj është munduar në gjithë këtë kohë që të heqë përgjegjësitë nga vetja. Kujtojmë se i mituri punonte në të zezë në landfill jashtë të gjitha kushteve të sigurisë. I pyetur se pse e takoi prokurorin e çështjes Petrit Fusha, Veliaj mohoi gjithçka.
“Prokurorin Petrit Fusha nuk e kam takuar asnjëherë. E kam takuar vetëm një herë për celebrimin e djalit, por ky nuk ishte pjesë e çështjes. Tashmë një prokuror tjetër thotë se ngjarja kishte ndodhur jashtë Sharrës dhe trupi ishte sjellë në Sharrë për të humbur gjurmët. Atje ka fëmijë nën 18 vjec që punojnë? Kush ka raste t’i denoncojë” – tha Veliaj. ©LAPSI.al
[caption id="" align="alignnone" width="800"]
Veliaj me prokurorin Petrit Fusha duke drekuar[/caption]