Flash

Ironia e Lubonjës: Mua më quani "Kadri", por Rama më ngjan me Enver Hoxhën

Lapsi.al 28 March 2019
Ironia e Lubonjës: Mua më quani "Kadri", por Rama më

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar fjalën dhe akuzat e kryeministrit për analistët në studiot televizive në Kongresin e PS, tha se Edi Rama po vijon të imitojë diktatorin Enver Hoxha.

Ai theksoi në emisionin të “Pa Ekspozuarit” në News 24 se shefi i qeverisë është një person, që nuk di të pranojë kritikën. Lubonja mes tjerash përdori edhe një ironi me fjalën etiketuese të përdorur nga Rama për analistët e medias teksa iu drejtua drejtuesit të emisionit, Ylli Rakipit që t’i drejtohet me emrin ‘Kadri’.

“Zoti Kadri më thuaj tashmë! Kjo mund të shikohet në dy kënde. Mund të shikohet me satirë dhe me dramë. Është një lloj tragji-komedie. Po imiton një Enver Hoxhë në një kohë tjetër. Historia përsëritet si tragjedi edhe herë të tjera dhe jo njëherë. Unë e kam me ata derrat që janë të shtrirë aty para atij. Ata rrinë dhe duartrokasin para atij, kjo është drama e atyre që duartrokasin.

Nuk mund të mos lexosh edhe gjithë inkoshientin e këtij njeriu. Sikur të këtë me vërtet pushtetin e Enver Hoxhës, çfarë do të kishte bërë. Ky do ta kishte mbush vendin me kampe. Ky është një njeri që nuk pranon kritikën. Ai është një diktator në potencë. Nuk na thua të paktën faleminderit, sepse këta Kadrinjtë shpëtuan 20 milionë euro”, - tha Lubonja.

“Mediat në kohën që Berisha kishte pushtet, njëra prej tyre, e madhe madje ishte me ish-kryeministrin, kurse tjetra ishte me Edi Ramën. Madje, Rama edhe 21 janarin e bëri të bujshme me medien e vet kur ishte në opozitë. Kurse sot, Rama ka thuajse gjitha mediat me vete dhe kjo gjë të frikëson. Edhe unë e kam shkruar se kryeministri aktual është i sëmurë psikik. Rama ka mbyllur gojët e gazetarëve duke kapur mediat më të mëdha të Shqipërisë”, - tha Lubonja.

Ai shtoi se Edi Rama ka hapur edhe një televizion privat, ERTV, gjë që nuk e bën as Chaves.

“Edi Rama ka hapur edhe një televizion privat me emrin ERTV. Këtë gjë as Chaves në Venezuelë nuk e ka bërë. Chaves del në televizion publik dhe i flet popullit”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

Paralajmërohen protesta të tjera studentore

Këshillat studentorë të 7 univeristeteve në të gjithë Shqipërinë paralajmërojnë protesta të tjera nëse nuk do të plotësohen kërkesat e studentëve. Një përfaq...

18:57

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI