Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç tregon problemet kryesore ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Ajo vë në dukje se modeli i PPP-vë në Shqipëri ka një sërë problemesh, Komisioni Evropian ka shfaqur dyshimet e tij në lidhej me procesin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë në disa raporte të publikuar së fundmi.
“Përdorimi i partneriteteve publiko-private dhe i kontratave të koncesionit mund të ndihmojnë në kapërcimin e hendekut të madh të infrastrukturës që Shqipëria përballet dhe, për të cilën financimi publik aktualisht nuk është i mjaftueshëm.
Megjithatë, numri dhe vlera e shpejtë e PPP-ve sjellin rreziqe të konsiderueshme fiskale në formën e detyrimeve të kushtëzuara për buxhetin e shtetit. Komisioni beson se kontrolli financiar i këtyre angazhimeve duhet të shtrëngohen për të zbutur këto rreziqe.
Qeveria shqiptare pajtohet me këtë vlerësim dhe Ministri shqiptar i Financave dhe Ekonomisë informoi Komisionin se qeveria po krijon strukturën e nevojshme institucionale për kontrollin dhe monitorimin më të mirë të PPP-ve.
Një shqetësim shtesë i Komisionit Evropian është se kontratat e PPP-së, duhet të prokurohen në mënyrë transparente në përputhje me standardet e prokurimeve publike shqiptare” – thotë Koçijançiç. ©LAPSI.al