Kryetari i PD, Lulzim Basha i ndodhur në tryezën e organizuar me temë “Liria e medias ne funksion te mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”, u shpreh se “Pa media të lirë nuk ka demokraci, nuk ka shtet të së drejtës nuk ka vlera europiane”.
Më tej ai listoi një sërë problematikash, të cilat sipas tij has sot media e gazetarët në vend.