Flash

(FOTO) Grabitet një pikë Exchange në Korçë, autori kërcënoi me thikë punonjësen

Lapsi.al 29 March 2019
(FOTO) Grabitet një pikë Exchange në Korçë, autori

Një pikë Western Union është grabitur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave të para, një person i maskuar dhe me thikë në dorë ka hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe të transfertave të parave në orën 9:00 dhe ka kërcënuar punonjësen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit të Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se nën kërcënimin e thikës, autori dyshohet se ka marrë një shumë parash, rreth 2500 euro dhe 1 mln lekë të vjetra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por pa mundur të kapë autorin. Pas dëshmisë së punonjëses policia është vënë në ndjekje të grabitësit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI