Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim informal me ish-deputeten demokrate Grida Duma. Borchardt dhe Duma janë fotografuar së bashku në një kafe në kryeqytet teksa bisedojnë shumë të përqendruar.
Ambasadori i OSBE ka në tavolinë dhe një bllok shënimesh. Duket se temë e diskutimeve të tyre është situata e vështirë politike e momentit.