Një grabitje e mbetur në tentativë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur tek rruga e “Barrikadave”, pranë një pike këmbimi valutor, ku dy persona, janë përpjekur t’i grabisin një personi një çantë me para, ndërsa edhe e kanë goditur atë më pas me levë.
Sipas News 24, personi i sulmuar është pronari i një ‘Exchange’-i, i cili po çonte çantën me para në bankë.
Nuk dihen ende detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa deri më tani është arrestuar në flagrancë njëri nga personat, ndërsa polica po heton për zbardhjen e plotë të saj.