Tensionet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta duket se janë ulur në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Pas situatës së nderë mes dy zyrtarëve të lartë të vendit, ata janë parë ulur krah njëri-tjetrit, duke mos kursyer as një shtrëngim duarsh.
Në respekt të protokollit zyrtar, ata janë ulur krah njëri-tjetrit, por pas momentit të shtrëngimit të duarve dhe pasi zunë vend në karriget e tyre, të dy janë parë të shkujdesur, Rama i fokusuar në fjalimin që do të lexonte, ndërsa Presidenti duke vëzhguar sheshin.

