Një zjarr i fortë ka përfshirë 4 banesa në Korçë. Ngjarja ndodhi në fshatin Vreshtas të Korçës. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit. Sipas raportimeve të para mësohet se banesat kanë përsuar dëme të mëdha. Zjarrëfikësit janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.