Flash

Tjetër goditje tek krimet e rënda, largohet prokurori i çështjeve të bujshme

Lapsi.al 29 March 2019
Tjetër goditje tek krimet e rënda, largohet prokurori i

Prokurori i Krimeve të Rënda, Ardian Nezha ka paraqitur dorëheqjen pranë KLP. Sipas motivit zyrtar ai ishte transferuar së fundmi në prokurorinë e Pukës, pas kërkesës së kësaj të fundit për më shumë përforcime në këtë qark. Nezha pati shërbyer edhe më para në kwtw rreth, si pasojë e një transferimi që atij i bëri pas konfliktit personal Adriatik Llalla.

Kur Arta Marku mori detyrën ajo e komandoi Nezhën në zonën e nxehtë të Elbasanit ku ai shkëlqeu me procesin ndaj Shkëlzen Hasanpapës, i cili akuzohej për vrasje ndaj fistit të Çapajve.

Por ndodhta se nuk pati mbështetje në këtë zonë të rrezikshme bandash, apo ndoshta se u kërcënua, Nezha dha dorëheqjen edhe në Elbasan.

Që nga ajo kohë emri i tij nuk ishte më në faqet e para të proceseve të bujshme, si akuza që Ardian Nezha i bëri Dritan Dajtit. Në rrethin e prokurorëve të krimeve të rënda ai ka reputacionin e një profesionisti me kokë më vete, që ka zgjidhur çështje të vështira që dhe zor se i bindet urdhërit të eprorëve.

Prandaj, një një institucion si ai i drejtuar nga Arta Marku, ai zor se do të mbante gjatë një rol të dorës së parë. Edhe pasardhësja e Llalës vendosi ta rikthejë aty ku ishte, në Pukë.  Prokuroria e Përgjithshme ka argumentuar se lëvizja është e detyruar nga mungesa e kapaciteteve njerëzore në ato Prokurori, ku ka nevojë më shumë për hetim të shpejtë dhe efikasitet.

Kjo ka bërë që dorëheqja të motivohej "për mungesë vlerësimi". Kërkesa e tij do të shqyrtohet më 1 prill nga KLP.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI