Flash

Rama i pret rrugën Vangjush Dakos, s'ka besim për një mandat tjetër

Lapsi.al 29 March 2019
Rama i pret rrugën Vangjush Dakos, s'ka besim për një mandat

Në takimin “Bashkia që Duam” që u ndal këtë pasdite në Durrës, aty ku Vangjush Dako shprehu dëshirën për të punuar akoma, nuk pati një konfirmim nga kryeministri Edi Rama për Vangjush Dakon. Rama e vlerësoi punën e bërë nga Dako në Bashki, tha se zgjedhjet vendore do të mbahen me çdo kusht, por nuk tha emrin e kandidatit për Bashkinë e qytetit bregdetar.

“Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhjet e 30 qershorit, do shkojmë për ato shumë gjëra që duhet të bëjmë. Përpara 4 vitesh ju kemi thënë do zgjidhet problemi i kanalizimeve dhe do jetë drejt zgjidhjes furnizimi me ujë dhe kjo ka ndodhur. Do transformojmë Porto Romanon në një park të ri. Nuk diskutohet se janë një sërë projektesh të mira e kësaj bashkie falë Vangjushit që ka pasur projekte. Kështu që mos dëgjoni jo po do bëhen zgjedhje të parakohshme, jo po do shtyhen, jo po do vijnë ndërkombëtarët do thonë meqë po qan Luli jepi biberonin. I dhamë 15 biberonë para dy vitesh, ai prapë nuk rritet. Le të rrijë në rrugë dhe të forcohet të bëhet gati më 2021. Se dëgjova dhe këtë juristin Bylykbashin jo nuk hyjmë në zgjedhje: Ti mos hy se i humbur del prapë. Ne do i bëjmë zgjedhjet si me ata, si pa ata. Sa herë ju ka rraf Dako kur e kishit ju qeverinë? Nicja ishte me ju, po kjo nuk na shqetëson. Nuk është detyra jonë të rrisim opozitën. Vazhdojmë rrugën përpara për Durrësin që duam”,- tha Rama, duke mos e rikandiduar Dakon.

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Durrës

Kryeministri, Edi Rama në kuadër të ciklit të takimeve “Bashkia që Duam”, do të qëndrojë sot në qytetin e Durrësit. Nga ana tjetër, vizita e shefit të qeverisë ...

16:58

Përfshihen nga flakët 4 banesa në Korçë

Një zjarr i fortë ka përfshirë 4 banesa në Korçë. Ngjarja ndodhi në fshatin Vreshtas të Korçës. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit.  Sipas raportimeve të para më...

16:42

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI