Flash

Rama me Vangjush Dakon në krah ironizon opozitën: Kush e ka pushimin të enjten ofrojmë edhe protesta

Lapsi.al 29 March 2019
Rama me Vangjush Dakon në krah ironizon opozitën: Kush e ka pushimin

Nga qyteti i Durrësit, kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestat e opozitës. Gjatë fjalës së tij në aktivitin "Bashkia që Duam", kreu i qeverisë thotë se protesta e opozitës është një furtunë në got. Bashkë me Ramën në takim është edhe Vangjush Dako, i kapur në përgjime për blerje votash me bandën e Avdylajve në Shijak.

"Vijnë kur ka parlament, një herë në muaj në bulevard. Mua më vjen mirë që do vijnë në Durrës, sepse do mund të shohin, jo vetëm të dëgjojnë. Sot isha me disa gazetarë italianë që kishin ardhur për turizmin. Po flisja për çfarë ofron Shqipëria dhe në fund i thashë, që ofrojmë edhe protesta. Ata hapën sytë, çfarë po thotë. Po i thashë, kujt i qëllojnë pushimet me të enjten në mes mund të vijnë tek Parlamenti mund të vijnë dhe të shohin si zhvillohet një protestë. Kujt i qëllon në një datë të caktuar të një muaji mund të shohë bulevardin me protestues. Por i thashë janë protesta që zhvillohen si një furtunë në got dhe jo siç i keni parë ju në televizione apo fotot e artikujve që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu. Janë protestues profesionistë, punonjës bashkie që nuk u shërbejnë qytetarëve në rast se agjencia turistike i nis për protestë.

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Durrës

Kryeministri, Edi Rama në kuadër të ciklit të takimeve “Bashkia që Duam”, do të qëndrojë sot në qytetin e Durrësit. Nga ana tjetër, vizita e shefit të qeverisë ...

16:58

Përfshihen nga flakët 4 banesa në Korçë

Një zjarr i fortë ka përfshirë 4 banesa në Korçë. Ngjarja ndodhi në fshatin Vreshtas të Korçës. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit.  Sipas raportimeve të para më...

16:42

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI