Mbrëmjen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në studion e emisionit “Opinion” i pyetur për lidhjet e tij me Petrit Fushën mohoi të kishte lidhje me të.
“Nuk kam asnjë lidhje me të, e kam takuar vetëm një herë që kishte çelebrimin dhe nuk ishte fare prokuror i kësaj çështje Bashkia sishte fare e përfshirë në këtë çështje dhe siç doli nga tjetër Prokuror dhe tjetër vendim gjykate ngjarja kishte ndodhur jashtë Sharrës, sjellë në Sharrë siç kemi pasur plot raste ku krimet kryhen në një vend dhe transportohen diku tjetër”,-tha Veliaj.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/03/Ardit-Gjoklaj_-Veliaj_-Bashkia-nuk-ishte-fare-e-përfshirë-pse-takova-prokurorin-online-video-cutter.com_.mp4"][/video]
Kjo deklaratë e bërë mbrëmjen e djeshme nga Veliaj është një gënjeshtër e madhe pasi dy vite më parë në datën 24 Dhjetor të 2017-tës, CNA.al solli për publikun një foto ekskluzive të Veliajt me Petrit Fushën.
Petrit Fusha në atë kohë ishte drejtues i Prokurorisë së Tiranës dhe kishte në kontroll të gjitha hetimet dhe dosjet që ishin bërë për kryebashkiakun e Tiranës.
Petrit Fusha nuk ishte prokuror i një çështje por ishte prokurori i rrethit që i kishte të gjitha çështjet dhe ishte akuzuesi që në drekë ishte me të akuzuarin është njësoj si sot ku po akuzohen prokurorët në Vetting pse janë ulur me kriminelët, i njëjti rast është edhe me Erion Veliajn sepse ai ishte i paditur dhe i kallëzuar në Prokurori si dhe i dyshuar si përgjegjës se kishte fshehur një ngjarje kriminale që kishte ndodhur në një nga objektet në vartësi të bashkisë së Tiranës.
Videoja tregon qartë se Veliaj është një mashtrues publik dhe ka gënjyer edhe për Ardit Gjoklajn po ashtu edhe për Petrit Fushën me të cilin shfaqet në foton e mësipërme./CNA.al